Gianlugi Donnarumma ka përjetuar një mbrëmje të vërtetë horrori në Paris. Portieri i Paris Saint-Germain është sulmuar nga hadutët në apartamentin e tij të cilët pasi janë futur brenda kanë mundur të lidhin italianin dhe bashkëshorten e tij.
Për fat, në një moment të caktuar dyshja ka mundur të lirohet dhe është larguar nga banesa duke iu drejtuar një hoteli në orën 3:20 të mëngjesit së të premtes.
Menjëherë, pjesëtarët e hotelit lajmëruan forcat e rendit ndërsa në krahun tjetër, hajdutët ia dolën të largoheshin duke shkaktuar një dëm prej 500.000 eurosh falë sendeve të vjedhura në apartamentin e 24-vjeçarit.
Policia ka nisur menjëherë hetimet, ndërsa çifti Donnarumma u dërgua në spital teksa dyshja është ende e shokuar nga kjo ngjarje e rëndë./SuperSport
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026