8.5 C
Tirana
23 / 03 / 2026

Mbi 70 qendra votimi në Elbasan ende pa rezultate, Gjiknuri: Do shkojmë me 5000 vota diferencë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri dhe njëkohësisht drejtues i saj për qarkun e Elbasanit u shpreh në “Opinion” në Tv Klan se mungesa e informacionit nga 70 qendra votimi në këtë qytet nuk është shqetësuese. Sipas tij, rezultati i tanishëm nuk dëmtohet prej tyre madje diferenca do të thellohet deri në 5000 vota.

Damian Gjiknuri: Unë pak a shumë e projektoj rezultatin sepse ne nuk ecim kuturu. Unë i pres dhe ato qendra por në të gjitha rrethanat ato s’e cenojnë fare rezultatin e tanishëm, pra mbi 4000 e ca vota dieferencë, madje mendoj se do ta thellojnë dhe unë besoj se do të shkojmë në 5000 vota diferencë me përpunimin e të dhënave të atyre qendrave sepse i di pak a shumë se si janë rezultatet e zgjedhjeve nisur nga pjesëmarrja.

Blendi Fevziu: Keni patronazhistët ju, harrova unë.

Damian Gjiknuri: Patronazhisti, unë e kam thënë është militant që bën me laps e letër, nuk e…

Blendi Fevziu: Hoxha thotë ti bëre tërmet, jo parashikim.

Damian Gjiknuri: Tërmeti ka hyrë në leksikun shqiptar si një fitore e fuqishme elektorale dhe tani e përdorin të gjithë tërmetin elektroral. Më vjen mirë që kam kontribuar në këtë madje. Partia Socialiste është një organizëm i organizuar, pra do të  thotë është një strukturë elektorale me të dhëna, me  projeksione. Unë që në fillim pak a shumë e parashikoja rezultatin sepse e di si sillet elektorati, i di të dhënat historike, di si reagojnë dhe njerëzit dhe praktikisht prandaj jemi organizatë e fortë, prandaj jemi organizatë e fortë, prandaj bëhet gabim. Ngatërrohet Facebook-u me votat.

Blendi Fevziu: Ky rezultat është i ngjashëm me atë të vitit 2021  apo jo, kur edhe konfigurimi politik ka qenë i njëjtë.

Damian Gjiknuri: Përqindja është më e thellë por numri i votave ka rënë sepse ka rënë në të gjithë Shqipërinë, është pjesëmarrja më e ulët në votime në të gjithë Shqipërinë. Janë disa arsye për mendimin tim një është e para interesi në zgjedhjet vendore më i ulët se në zgjedhjet parlamentare.

Damian Gjiknuri: Po, por ky është 10% më pakse zgjedhjet vendore të mëparshme, të 2015 flas se 2019 unë nuk e llogaris.

Damian Gjiknuri: Po mundohem të jap disa shpejgime të miat politike. Një mund të jetë kjo, interesi në zgjedhjet vendore më i ulët. E dyta ka të bëjë mbase me një lloj bjerrje të elektoratit të djathtë, pasiguri. Kjo i ka bërë që mos të dalin të marrin pjesë në votim. Kjo mund të ketë sjellë në leximin tim, një pasivitet të elektoratit në përgjithësi duke e ditur që gara mund të duket më e fituar në krahun e mazhorancës dhe projeksionet të tilla kanë qenë. Koha e keqe, shiu mund të ketë ndikuar, jam i bindur që shiu është një ndikues mjaft i madh për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x