Arkivoli i mbretëreshës Elizabeta II mbërriti sot në mbrëmje në Londër, aty ku monarkes më jetëgjatë të Britanisë do t’i bëhen nderimet e fundit deri në funeralin e saj në 19 shtator.
Eskorta që shoqëroi arkivolin e saj, la sot Skocinë, pas ditësh të tëra qëndrimi aty që nga vdekja e saj në pallatin Balmoral. Arkivoli do të mbërrijë në Palltin Backingam në Londër, ku do të pritet nga Mbreti Karli III, bashkëshortja e Mbretëreshës dhe Princi dhe Princesha e Uellsit.
Pas kësaj arkivoli pas do të dërgohet në dhomën e harkut, brenda pallatit, në përgatitje për dërgimin e tij në Westminster Hall nesër për të filluar katër ditët e nderimit të mbretëreshës nga publiku në Londër, i cili prej kohësh ka krijuar radhe të gjata jashtë Pallatit Backingam.
Qytetarët që duan t’i bëjnë nderimet e fundit Mbretëreshës mund të duhet të presin deri në 35 orë pasi kryeqyteti po përballet me një rritje të jashtëzakonshme të vizitorëve.
Që tani shumë prej qytetarëve janë duke fjetur në trotuare, duke ngritur kampe në pritje të orarit të përcaktuar. Autoritetet përgjegjëse për organizmin e funeralit vlerësojnë se numri i qytetarëve që duan ti japin lamtumirën e fundit Mbretëreshës së tyre mund të shkojë deri në një milion, që i tejkalon kapacitetet e tyre. Ky numër është i krahasueshëm me shifrat për shërbimin e Princeshës Diana në 1997.
- DOSJA “BUKA”/ Dëm shtetit 7 miliard lekë! Ahmetaj akuzohet se ka shpërdorur detyrën në privatizimin e fabrikës, GJKKO kthen në SPAK dosjen: Plotësoni hetimet! - 10/12/2024
- I përfundoi mandati si gjyqtare e Kushtetueses? Reagon Holta Zaçaj: Do t’i drejtohem Komisionit të Venecias - 10/12/2024
- Lulzim Basha pas opinionit të “Venecias”: Ti hiqet mandati Olta Xhaçkës - 10/12/2024