14.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

“Mbappe është pika e dobët e Francës”, Ferdinand: Ja çfarë duhet të bëjë Argjentina

Rio Ferdinand beson se Argjentina duhet të shfrytëzojë “dobësinë” e Francës dhe të synojë krahun e majtë për shkak të mentalitetit sulmues të Kylian Mbappe dhe Theo Hernandez.

Kampionët në fuqi u kualifikuan në finalen e Kupës së Botës pasi mundën 2-0 Marokun në gjysmëfinalen. Mbrojtësi i krahut Hernandez e zhbllokoi ndeshjen përpara se Randal Kolo Muani ta mbyllte në pjesën e dytë.

Franca do të jetë favorite për të mbrojtur titullin, megjithatë, legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand mendon se Argjentina mund ta fitojë Kupën për herë të parë që nga viti 1986, nëse do të sulmojnë nga krahu i majtë i kundërshtarëve të tyre.

Ai i tha për BBC Sport: “Nëse shikoni dobësinë e Francës, dhe nuk ka shumë prej tyre, por ana e tyre e majtë është një zonë e fushës që mund të shfrytëzohet nga kundërshtarët.

“Një e treta e rasteve që kanë krijuar ekipet rivale kanë ardhur nga ajo anë e fushës. Është për të ardhur keq për dëmtimin serioz të pèsuar nga Lucas Hernandez, por është bërë një gjë e zakonshme gjatë gjithë Kupës së Botës.

“Kundër Danimarkës, ata shkuan menjëherë në atë anë të fushës – dhe një nga arsyet është se aty është Mbappe. Kështu që kjo u lejon kundërshtarëve të qëndrojnë më lart në fushë.

“Por kjo ushtron presion në atë anë të fushës. Kundër Anglisë, Bukayo Saka dhe Harry Kane çuan në gabimin e Theo Hernandez dhe fituan penalltinë që u gabua.

Vëllai i Hernandez, Lucas, 26 vjeç, filloi Kupën e Botës si mbrojtësi titullar në krahun e majtë. Por ylli i Bayern Munichut pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë fitores së tyre hapëse kundër Australisë dhe pritet të mungojë për pjesën tjetër të sezonit.

Ai u zëvendësua nga vëllai i tij 25-vjeçar Theo, i cili është shumë më sulmues se vëllai i tij i madh. Ndërkohë, Mbappe është golashënuesi më i mirë aktual në turne së bashku me legjendën e Argjentinës Lionel Messi.

Dhe dyshja do të jetë e dëshpëruar për të siguruar triumfin e dyfishtë duke ndihmuar kombëtaret e tyre përkatëse për lavdi në fundjavë si dhe për të fituar Këpucën e Artë të Botërorit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x