Këngëtarja boshnjake serbo – boshnjake Maya Berović ditën e djeshme ka lançuar produksionin e saj më të fundit ku deri në këto momente regjistron rreth 487,000 klikime në Youtube.
Kënga mban titullin “Ale Ale” dhe është klipi i parë që këngëtarja ka realizuar pas lindjes së fëmijës së saj dhe pritshmëritë janë të larta siç duket dhe nga shifrat. Por titulli i këngës “Ale Ale” nuk është shumë i panjohur për publikun shqiptar pasi 7 muaj më parë Xhensila Myrtezaj lançoi gjithashtu një këngë me të njëjtin titull dhe nëse do ti dëgjojmë të dyja këngët kanë ngjashmëri të madhe me njëra-tjetrën.
Rastësi apo “biznes”?
Kënga “Ale Ale” e cila u shfaq ditën e djeshme në Youtube nga këngëtarja boshnjake serbo – boshnjake Maya Berović rezulton që të ketë blerë të drejtat e autorit për të realizuar këtë produksion nga kompania kosovare BigDeal Records.
Në këto kushte mund të themi që nuk është rastësi që “Ale ale” është në dy versione por thjesht biznes dhe siç duket nga shifrat do rezultojë të jetë fitimprurës.
Më poshtë të dy versionet e këngës “Ale Ale”: