Mauro Icardi është gati për të debutuar me fanellën e Gallatasaray. Sulmuesi argjentinas vendosi t’i bashkohej gjigantit turk, pasi kishte dal nga planet e Paris SG. 29-vjeçari është shumë entuziast për aventurën e re dhe veçanërisht për pritjen që i kanë bërë tifozët.
“Gjatë verës kam patur shumë oferta, por pas një bisede me drejtuesit zgjodha Galatasarayn për të vijuar karrierën. Pritja që më bënë tifozët më entuziazmoi jo pak dhe jam shumë i karikuar për t’ua shpërblyer besimin në fushë. Në stadiumin e Galatasarayt kam shënuar një herë si kundërshtar, kur luaja me PSG-në, ndërsa tani dua të shënoj edhe shumë të tjerë për të paguar besimin e klubit dhe tifozëve”, tha Icardi për faqen zyrtare të klubit.
Sulmuesi argjentinas është në huazim një vjeçar te gjigantët e Stambollit, megjithatë në fund të sezonit nuk përjashtohet mundësia që Galatasaray të ushtrojë të drejtën e blerjes, për një shifër modeste.
Interes për ish-sulmuesin e Sampdorias e Interit kishin shfaqur edhe klube si Juventus, Monza apo dhe Barcelona, por kushtet financiare të kërkuara nga PSG bën që Gallatasaray të fitonte garën për të siguruar shërbimet e tij.
- Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt - 21/04/2026
- Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Ilir Meta paraqet kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit - 21/04/2026
- Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit - 21/04/2026