8.5 C
Tirana
15 / 01 / 2026

Masakrat në Kosovë, arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto prova, krerët e UÇK do liroheshin

Arkivisti Esat Shala ka deklaruar se pas luftës ka arkivuar mijëra orë pamje të masakrave në Kosovë, përfshirë edhe Reçakun, të cilat i ka dorëzuar në Gjykatën e Hagës.

Sipas tij, mbi 3,600 kaseta përmbajnë pamje shumë të rënda, por materialet janë refuzuar nga Gjykata Speciale, pavarësisht se janë dërguar përmes avokatit të Hashim Thaçit.

Shala thekson se këto pamje e kanë dëmtuar rëndë psikologjikisht dhe se publikimi i tyre do të dëshmonte krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Pas përfundimit të luftës, kam nisur të arkivoj çdo pamje nga masakrat, përfshirë edhe atë të Reçakut. Pamjet janë shumë të rënda dhe tronditëse. Masakrat që kanë ndodhur në Kosovë përbëjnë mbi tri orë incizime, ndërsa një pjesë e madhe e materialeve ndodhen në mbi 3,600 kaseta, të cilat ende nuk i kam parë për të kuptuar saktësisht përmbajtjen e tyre.

Mbi dy mijë orë incizime i kam dorëzuar në Gjykatën e Hagës vitin e kaluar. Për fat të keq, Gjykata Speciale ende nuk i ka dëshmuar këto krime, edhe pse materialet i kam dërguar përmes avokatit të Thaçit. Ato janë refuzuar, gjë që është shumë zhgënjyese. Jam i bindur se shteti serb dhe ai rus po shpenzojnë miliona euro që këto materiale të mos dalin para Gjykatës Speciale. Nëse këto pamje do të shfaqeshin, krerët e UÇK do të liroheshin menjëherë.

Në moshën 14-vjeçare kam nisur t’i shikoj këto incizime dhe të bëj grumbullimin e tyre në terren. Këto pamje më kanë dëmtuar rëndë psikologjikisht dhe është e arsyeshme të kem probleme psikike në të ardhmen, pasi materialet janë jashtëzakonisht të rënda. Është shumë e vështirë ta bindësh veten se këto ngjarje kanë ndodhur në vendin tonë.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x