Guvernatori Gent Sejko vlerësoi rritjen e pagesave me karta dhe dixhitalizimit financiar, që i shërben edhe ekonomisë dhe kursimit.
“Në 4 vitet e fundit përdorimi i kartave është rritur 400 për qind ose tre herë më shumë. Shumica e pagesave sot bëhen me kartë, por edhe zgjerimi i përdorimit të POS-eve, kartave të debitit për blerje. Në katër vite është rritur 7 herë numri i transaksioneve, duke e krahasuar me vitin 2020”, tha ai.
Sipas Bankës Botërore, sa më shumë të rritet shërbimi i pagesave dixhitale, aq më shumë kursehet në nivel ekonomik. Nëse këto kuota shkojnë në 70% në pagesa dixhitale, do të kurseheshin 8 mld lekë, nënvizoi guvernatori Sejko mes të tjerash.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Sa po i kushton Kosoves moskoordinimi dhe papergjegjesia politike? - 27/09/2026
- “Paketa e Maleve është për trashëgimtarët”/ Kryeministri Rama nga Nju Jorku: Projekti i Zvërnecit sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis - 27/09/2026
- Thirrja urgjente/ Rama mesazh shqiptareve nga Rinasi direkt pas kthimit nga SHBA, zbardhen detajet - 27/09/2026