14.5 C
Tirana
26 / 12 / 2024

Martin Leka: Berisha duhet të falenderojë Ramën, ja pse u lirua nga arresti shtëpiak

Gazetari Martin Leka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak supozohet se ishte vepër e Ramës nëse vërtetë Rama i kontrollon gjykatat, të cilit i intereson që ta ketë përballë zgjedhjeve të ardhshme.

“Ne nuk mund të themi se SPAK është apo jo vegël e Ramës. Unë mendoj se PD duhet të falenderojë Ramën se nëse ka një njeri në Shqipëri që e do jashtë dhe përballë kur lideri ishte në arrest shtëpie dhe Ilir Meta, kryetar i partisë së dytë opozitare është në burg, çfarë impakti do të kishte një fitore si e Pirros ajo në zgjedhje. Demokratët duhet të falenderojnë Ramën.

Prokuroria antikorrupsion nuk është dakord. Atëherë si është ogranizatë kriminale? Sado gurë të hedhim mbi SPAK, është ajo që do të pastrojë politikën shqiptare. Berisha, Meta, më vonë edhe Rama janë pjesë e trashëgimisë 34-vjeçare. Ja ku jemi sot, e nisëm me Saliun dhe po e përfundojmë me këtë. Por karma të ndjek…

Fatos Nano u thirr me akuzën për korrupsion në favor të të tretëve dhe iu vunë prangat, u qeth tullë, madje iu hoqën edhe syzet e qorrit. Ky arresti në shtëpi i Berishës duket shumë komod krahasuar me atë kohë.

Gjykata ka bërë një politikë penale, jo vendim gjyqësor, për zgjedhjet që po vijnë”-tha Leka.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x