Për tre vitet e ardhshme Faktoje do të vijojë të punojë me studentët dhe ata që aspirojnë të bëhen gazetarë.
Qendra e Verifikimit të Fakteve Faktoje ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Prof.Dr. Mark Marku, Përgjegjës për Departamentin e Gazetarisë Prof.As.Dr Iris Luarasi dhe Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Faktoje, Klodiana Kapo
Qendra Faktoje do të vijojë të ofrojë intershipe për studentët e Gazetarisë si dhe zbatimin e Kursit të Verifikimit të Fakteve si një formë që u mundëson të rinjve zhvillimin dhe aftësimin e përdorimit, jo vetëm të metodologjisë së verifikimit të Fakteve, por edhe të përdorimit të aplikacioneve që ndihmojnë në verifikimin e të dhënave.
Prej vitit 2022 Faktoje në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë ofron jo vetëm intershipe, por edhe seminare apo edhe workshope, si dhe kërkime që ndihmojnë dhe forcojnë gazetarinë e pavarur dhe cilësore. Faktoje gjatë këtyre viteve ka mundësuar intershipe për dhjetra studentë që sot punojnë në mediume të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.