Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur edhe për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim disa ditë më parë.
I pyetur nga gazetarët në sallë, ish-presidenti kujtoi se marrëdhëniet me SHBA i ka pasur dhe i ka të shkëlqyera.
Me ambasadoren, Meta tha se pati një bisedë të hapur, konstruktive dhe bashkëpunuese.
“Mund t’ju them se marrëdhëniet e mia me SHBA gjithmonë kanë qenë të shkëlqyera, sidomos në drejtim të forcimit të partnerit tonë strategjik dhe të marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat… Përshpejtimit të procesit të integrimit në BE, që është në interes të SHBA-ve. Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, konstruktive, bashkëpunuese. Këtë mund të thosha…”
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Sinjal pozitiv nga Brukseli, Marta Kos për BBC: Shqipëria po ecën mirë në rrugën e integrimit - 17/04/2026
- FOTO-LAJM/ Protesta e PD, më shumë Range Rover se protestues! Pamje nga oborri i selisë blu - 17/04/2026
- Opozita kthen podiumin në protestën e së premtes, Belind Këlliçi tregon arsyen - 17/04/2026