Premier League ka akuzuar Manchester Cityn për shkeljen e rregullave financiare pas një hetimi.
Ai e ka referuar klubin në një komision për shkeljet e supozuara midis sezoneve 2009-10 dhe 2017-18.
Në vitin 2020, City kishte një ndalim dy-vjeçar nga garat evropiane të klubeve të anuluar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (Cas), pasi UEFA kishte vendosur që City kreu “shkelje serioze” të rregulloreve të Fair Play Financiar (FFP) midis 2012 dhe 2016.
Manchester City rrezikon zbritjen e pikëve ose përjashtim nga Premier League për shkak të shkeljeve financiare.
Manchester City dyshohet se ka dhënë informacion të gabuar financiar, ka fryrë të ardhurat, nuk ka deklaruar pagën reale të futbollistëve dhe menaxherëve, ka shkellur rregullat e ‘Fair Play-t Financiar’ të UEFA-s si dhe ka shkelur mirëbesimin e ligës mbi pasqyrimin e të dhënave.
Sipas mediave në Angli hetimi mund të marrë vite, por gjasat janë që City ta pësojë rëndë ashtu siç ndodhi edhe me Juven në Seria A.