36.5 C
Tirana
21 / 06 / 2024

“Lustracioni”, Felaj: Kemi një konsensus për të kaluarën, Autoriteti nuk duhet të pengohet

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj në Intervistën me Merita Haklajn foli në lidhje me lustracionit dhe nismave të depozituara në kuvend nga opozita për këtë çështje.

Sipas Felajt, ka një lloj konsensusi mes palëve për qëndrimin në lidhje me të kaluarën, ndërkohë që shtoi se autoriteti i dosjeve nuk duhet të pengohet në zbulimin e funksionarëve që kanë shërbyer në sigurimin e shtetit.

“Kemi një lloj konsensusi për sa i përket qëndrimit që kemi për të kaluarën. Pra duhet të ketë transparencë dhe nuk duhet të ketë klauzola ligjore si ajo që parashikohet që pengon autoritetin për persona të caktuar, gjithmonë ata që kanë përfituar ndër vite një certifikatë pastërtie.

Kjo është tërësisht e pavend për me tepër që autoriteti na përballi me një rast faktik që ka një dyshim që një funksionar i lartë shtetëror është përdorur nga sigurimi i shtetit si bashkëpunëtor, si spiun i tyre, por autoriteti nuk mund të shkojë më tej dhe të bëjë punën e vet mbi bazën e të gjithë dokumentacionit që ka dhe të na japë një përgjigje. Kështu që u desh ky rast sepse autoriteti ka qenë i qëndrimit se dhe deputetët duhet ta kenë marrë një vlerësim nga autoriteti i duhur dhe besoj se kjo është gjëja e duhur”, tha Felaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x