Një situatë jo e qëndrueshme paraqitet në qarkun e Durrësit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të cilat vijojnë ende të jenë prezente që prej ditës së djeshme.
Për shkak të shkarkimeve nga Liqeni i Bovillës, Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në Murqinë të Krujës duke shkaktuar përmbytjen e shumë tokave bujqësore.
Emergjencat civile bëjnë me dije se edhe Lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, Njësia Administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve me intensitet gjatë natës, por nuk ka rrezik për banesa,
Niveli në Hidrovorin e Porto Romanos është -80cm kurse në Hidrovin e Hamallajt -1m.
Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht, edhe pse ka prani të lartë të ujit.