Me një status në facebook, Lulzim Basha e ka interpretuar ndryshe opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes së PS Olta Xhaçka:
“Sot ka vetëm një reagim që duhet të vijë nga mazhoranca: Të mblidhen dhe t’i heqin mandatin Olta Xhçkës. Ky është shkurt dhe saktë opinioni i Venecias. Çdo interpretim tjetër është përpjekje mjerane për t’u kapur me thonj pas paligjshmërisë.
Në asnjë vend demokratik nuk mund të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Në asnjë vend nuk mund të targetohet drejtësia sipas interesit politik dhe individual, siç fatkeqësisht po bëhet sot nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës”.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Këngëtarja e njohur Evi Reçi dhe Bora Faira i japin Shqipërisë çmimin e parë në Cannes - 30/10/2026
- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrja Gërvalla dhe ministri Svelça nuk japin dorëheqjen: Na lejoni të bëjmë punën tonë - 30/10/2026
- Ndryshime në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj liron nga detyra dy nënkryetarë - 30/10/2026