Vijon ende gara mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit në Tiranë, për të siguruar mandatin e deputetit në listën e hapur të Partisë Demokratike.
Jorida Tabaku është shkëputur me rreth 1000 vota nga Ilir Alimehmeti, pasi e parakaloi ditën e djeshme, gjatë numërimit të votave.
Nga të dhënat e deritanishme, Tabaku ka siguruar 11855 vota, ndërkohë Alimehmeti ka marrë besimin e 10858 qytetarëve, shkruan A2 CNN.
Pra teksa janë edhe 518 kuti për t’u numëruar, diferenca mes të dyve të jetë 997 vota, shkruan A2 CNN.

Latest posts by Pena Albania (see all)