25.9 C
Tirana
18 / 08 / 2026

Lufta në Ukrainë, presidenti Erdogan bisedë telefonike me Putinin

Marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë, Ukrainës dhe Rusisë, e kanë shndërruar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në një person kycc për vendosjen e armëpushimit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Të premten Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Zyra e kreut të shtetit turk, bëri të ditur se mes dy liderëve u diskutua në lidhje me përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe përfundimin e luftës në Ukrainë, shkruan Reuters.

Erdogan përsëriti gatishmërinë e Ankarasë për të bërë pjesën e saj për të zgjidhur në mënyrë paqësore luftën në Ukrainë.

Turqia ka marrëdhënie të ngushta me Ukrainën dhe Rusinë dhe Në këtë situatë,  ka kërkuar të balancojë lidhjet gjatë luftës, duke hedhur poshtë sanksionet perëndimore ndaj Moskës, ndërsa kritikon pushtimin rus dhe furnizon Kievin me dronë.

Së bashku me Kombet e Bashkuara, Turqia ndërmjetësoi marrëveshjen e korrikut për të zhbllokuar eksportet e grurit ukrainas nga portet e saj të Detit të Zi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x