Aktivistët në Londër kanë lyer rrugën para ambasadës ruse me ngjyrat e flamurit ukrainas për të shënuar përvjetorin e parë të luftës në Ukrainë.
Grupi i aktivistëve ‘Led By Donkeys’ postoi në rrjetet sociale një imazh , duke treguar automjetet që lëviznin mbi rrugën e lyer me ngjyrë blu dhe të verdhë.
Shoferët dhe çiklistët u përpoqën të shmangnin bojën, pasi një protestues mbajti një tabelë ku u bënte thirrje qytetarëve të bënin kujdes.
Vetë aktivistët londinezë kanë bërë të ditur se qëllimi i këtij veprimi është për t’i kujtuar presidentit rus Vladimir Putin të drejtën për vetëvendosje të Ukrainës.
Autoritet britanike kanë arrestuar 4 persona për shkak se ata kanë dëmtuar rrugën.