13.5 C
Tirana
03 / 03 / 2024

LIVE/ Nis Kongresi i jashtëzakonshëm i PS, Spiropali hap punimet

Kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë nis sot punimet, pas përfundimit me sukses të Asambleve të Zgjeruara të zhvilluara në çdo qytet të vendit, si një cikël i domosdoshëm takimesh me strukturat përkatëse të PS mbi proceset transformuese të kësaj force politike,  analizën e punës së bërë deri më sot, si dhe riangazhimin për të krijuar të gjithë energjinë e nevojshme për fitore të mëtejshme në të ardhmen.

Kuvendimi i sotëm, është një bilanc pune në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, por njëkohësisht edhe një analizë mbi sfidat me të cilat mazhoranca pret të përballet me të njëjtin sukses.

Diskutimet janë të organizuara në 6 panele që do zhvillohen përgjatë ditës, me analizë specifike për çdo sektor, të faktuar me shifra, të ballafaquar me premtime të realizuara dhe të kompletuar me vizionin e asaj që mund të bëhet më mirë në të ardhmen.

Paneli 1: Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Problematikat, Inteligjenca Artificiale.

Paneli 2: Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia, Kultura.

Paneli 3: Shërbimet Publike: Arsimi, Shëndetsia & Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional

Paneli 4: Qeverisja vendore: Reforma territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

Paneli 5: Siguria dhe Shqipëria në botë

Paneli 6: Partia Socialiste 2030

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama do të jetë pjesë e panelit “Siguria dhe Shqipëria në botë”, si dhe në përmbyllje të punimeve do të mbajë një fjalë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x