Dy qeveritë i rikthehen mbledhjeve të përbashkëta pas 5 vitesh. Herën e fundit, ishte Shqipëria që mikëpriti në Pogradec qeverinë e RMV-së. Mësohet se janë parashikuar që të firmosen rreth 20 marrëveshje dhe memorandume. Televizioni Klan ka mësuar se do të ketë një marrëveshje për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë, një protokoll për implementimin e kontrolleve të përbashkëta kufitare në pikën e kalimit Qafe-Thanë/Kjafasan.
Një program bashkëpunimi mes dy ministrive të Arsimit për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencën për një periudhë 3-vjeçare, ndërsa pjesa tjetër do të jenë memorandume mirëkuptimi për transformimin digjital, për politikat sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, memorandume që do të nënshkruhen pothuaj për çdo dikaster.
Marrëveshje të kësaj natyre, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar dhe si pjesë e nismës Open Balkan, por në këtë rast janë marrëveshje trepalëshe ku janë të angazhuara dhe autoritetet e Serbisë.
about:blank
Marrëveshjet do të nënshkruhen pas përfundimit të fjalimeve të dy kryeministrave dhe diskutimeve të të gjithë anëtarëve të kabineteve që janë parashikuar të jenë të hapura për mediat.
- Forumi BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësinë, ministri Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë! - 06/11/2026
- Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar! - 06/11/2026
- “Nuk e do bashkimin e Opozitës”- Ish-kryetarja e Forumit Rinor të PD: Berisha simbol i korrupsionit shqiptar, nuk ka fuqi që të sfidojë Ramën! - 06/11/2026