Kryeministri Edi Rama lajmëron se nga 3 korrik çdo shërbim në Kadastër do të merret vetëm online përmes e-Albania.
Kryetarja e Agjencisë Shtetorërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka prezantuar progresin e bërë nga institucioni gjatë 100 ditëve prej momentit kur ajo ka marrë drejtimin.
“Për herë të parë, është ngritur Akademia, personeli trajnohet për vendin e punës. GHjithashtu kemi marrëveshje me universitetin e Tiranës për shkëmbimin e njohurive me pedagogët e fushave por edhe me lidhjen e kontratave me studentë të fushës që nga bankat e shkollës. Pavarësisht mosbesimit se cështjet pronësore mund të mos rregullohen. Unë them se nuk ka asgjë të pamundur. Kemi nisur punën për qëendërzimin e arkivës që do të jetë e paprekshme. Sa i takon arkivës digjitale brenda pak muajsh, funksionimi do jetë vetëm nëpërmjet e-Albania”-tha Bici.
Nga e hëna 3 korrik mbyllen sportelet e kadastrës dhe mbaron regjimi 30 vjeçar i letrave, vulave, shefave!
Gjithçka online me nënshkrim e me vulë elektronike!
Praktika, “të paguash për të marrë shërbimin apo të shërbesh duke u paguar”, do të arkivohet si pjesë e historisë së dhimbshme të së shkuarës.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026