24.5 C
Tirana
03 / 10 / 2024

Liridona u ekzekutua nga vrasës të paguar nga burri, Gjykata zgjat paraburgimin për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë

Tre te dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, iu është zgjatur masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Mirlinda Gashi, zëdhënëses e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se kjo gjykatë ua ka zgjatur masën e paraburgimit Naim Murselit, Granit Plavës  dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, që ndodhi më 29 nëntor 2023”.

Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024″, tha zëdhënësja Gashi për Telegrafin.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla sipas gjykatës ngarkohen me veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”.

Sipas gjykatës, Naim Murseli fillimisht e kishte pajisur me armë Granit Plavën, dhe derisa e gjithë familja ishte në veturë, ai rreth orës 20:20 i del para veturës me maskë në kokë dhe e qëllon nga afërsia me një plumb në qafë viktimën.

“I pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, ka njoftuar gjykata.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x