Sonte në mbrëmje në orën 20:00 bota e futbollit do ti ketë sytë në Riad, Arabi Saudite, ku në stadiumin “King Fahd International” do të zbresin në fushë 2 ekipet e Milanos për të dueluar për trofeun e Super Kupës italiane.
Milani do të gjejë përballë “kushërinjtë” e tyre, zikaltërit e Interit të cilët janë dhe rivalët e përjetshëm të klubit kuqezi.
Formacionet ende nuk janë bërë zyrtare por Milani do mbështet patjetër tek arma e tyre më e fortë, Rafa Leao, i cili në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Interit shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist duke përmbysur gjithçka. Kujtim jo shumë i mirë për Interin ajo ndeshje dhe sonte me patjetër që do kërkojnë “hakmarrje” dhe për momentin do i falen formës pozitive që sulmuesi boshnjak Edin Dzeko po kalon.
Derbi milanez gjithmonë ka prodhuar spektakël dhe sonte pritet që atmosfera të jetë edhe më e nxehtë se vetë temperatura e Lindjes së Mesme.
Formacionet e mundshme:

- Sot seancë plenare në Kuvend, projekt-buxheti 2026 do të shqyrtohet tek “Ekonomia” - 06/11/2025
- Demokrati Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori - 05/11/2025
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025