15.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Liderët e BE mblidhen në Londër! Rama e Meloni drejtojnë tryezën për emigracionin e paligjshëm

Liderët e Bashkimit Europian mblidhen në një tjetër samit që do të zhvillohet sot në Britaninë e Madhe.

Në samitin e Bashkësisë Politike Evropine, i pranishëm do të kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me homologen italiane do të drejtojnë një tryezë me temë për emigracionin. Kujtojmë që dy vendet kanë nënshkruar marrëveshje për strehimin e emigrantëve në Shëngjin.


Në fokus të diskutimeve të liderëve evropianë do të jetë lufta në Ukrainë, siguria dhe demokracia, ndërsa për herë të parë kjo mbledhje do të drejtohet nga kryeministri i ri Britanik Keir Starmer, i cili do të mbajë edhe fjalën hapëse.

Do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim, një për emigracionin e paligjshëm dhe një tjetër për mbrojtjen e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.

Samiti do të zhvillohet vetëm ditën e sotme. Nis me një seancë plenare hyrëse, një fotografi familjare, disa tryeza tematike dhe më pas një tryezë të rrumbullakët mbyllëse, të gjitha për pesë orë.

Udhëheqësit do të qëndrojnë në Pallatin Blenheim në Oksfordshër, që është vendlindja e kryeministrit legjendar britanik, Winston Churchill, jo shumë larg Londrës.

Deri më tani duket se do të paraqiten rreth 45 udhëheqës, përfshirë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x