6.5 C
Tirana
18 / 03 / 2025

LIBRAT DHE KOHA E PACMUAR ME TA

Librashitësit thonë se librat janë një formë e lirë argëtimi. Ndersa nese shkojme ne kinema duket qarte qe ndoshta shkon edhe me lire. Ndryshimi eshte qe shija e tij mbetet pak me gjate.

Ka dhe nje ndryshim tjeter ketu ne mes. Filmi “Doktor Zhivago” p.sh., është pak më i gjatë se tre orë. Romani me te njejtin emer do na mbaje duke e lexuar per më shumë se 12 orë nëse do ta lexojme ate me një shpejtësi mesatare.

Sic dhe e shihni filmi jo pak e konkuron librin ne gjatesi kohore. Dhe duke qene se sot te gjithe luftojme me kohen do te thote se ky eshte nje argument qe na mpak deshiren per te lexuar.

Por pyetja eshte, a kenaqet plotesisht qenia jone vetem me filmin? Kjo eshte dileme e ndryshme dhe jo aq sfiduese per secilin nga ne.

I kthehemi dhe njehere asaj cka vertet ndodh. Sic dhe e vume re sa i përket kohës, librat mbeten të shtrenjtë. Një libër si Dr. Zhivago sic e thame, mund të na haje gjithë kohën tone të lirë për gati një muaj, ndersa na duhet te rendim ne disa pune njeheresh gjate dites.

E megjithate kush e do librin nuk e pengon ky argument të lexoje libra.

Ndaj tani ne nje epoke tjeter timen, sigurisht mbetem te them se jam më selektive.

E dyshoj se ne listën me të re interaktive qe ofrojne platformat e “librave më të mëdhenj të të gjitha kohërave” të mund te gjej titujt se çfarë të lexoj.

Listat ofrojne një renditje prej 500 librash që shfaqen shpesh si titujt më të mirë ndersa ju tregon gjithashtu se sa kohë do t’ju duhet për të lexuar secilin prej tyre.

Kështu psh sic ju thashe, epika romantike e Boris Pasternak kërkon gjysmë dite për të lexuar. Nje tjeter klasik edhe me shume.

Por mos u trembni, une nuk do ta merrja renditjen e cdo platforme si ungjill. Këto ditë më duket më ushqyese, me e shendetshme të lexoj libra që kanë ekzistuar për disa shekuj sesa ata që janë publikuar në dekadat e fundit, megjithëse disa prej tyre janë të shkëlqyer.

Fatmirësisht, shumë nga klasikët e vjetër bëjnë dhe 500 më të mirët (mund t’i kërkoni sipas dekadës ose shekullit të botimit).

Ndaj, luftoni me veten, e di qe eshte shume e veshtire, te kaloni kohën tuaj me mençuri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x