3.5 C
Tirana
21 / 01 / 2026

Liberalizimi i vizave, ministri Hasani: Një hap i vonuar që nuk është i dobishëm vetëm për Kosovën

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani thotë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën është i shumëpritur dhe i merituar.

“E sotmja është një ditë e mirë për Kosovën, pasi qytetarët e saj më në fund kanë filluar të përfitojnë nga liberalizimi i vizave, i shumëpritur dhe i merituar, me Bashkimin Evropian.

Një hap i vonuar, që nuk është  i dobishëm vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në. Gëzuar Vitin e Ri Kosovë!”, shkruan ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x