14.5 C
Tirana
09 / 11 / 2025

Lëvizje tek skuadra e Devollit/ Rikthehet në krye të pankinës bilishtare Erindi Maneshi

Lëvizje të shumta tek skuadra e Devollit, ekip që luan në Katëgorinë e Dytë. Pas largimit të drejtorit teknik Anxhelo Suta, në vendin e tij ka shkuar trajneri i kësaj skuadre Egli Malësia, ndërkohë që në vendin e kryepankinës bilishtare rikthehet Erindi Maneshi, i cili ka qënë trajner i kësaj skuadre një sezon më parë.

Për administratorin Ermir Lukra, lëvizjet kanë ardhur të diktuara nga largimi i Sutës, pak javë para mbylljes së vitit të kaluar. Me largimin e Sutës, presidenti njëherazi kryebashkiaku i Devollit Eduard Duro, njeriun më të përshtatshëm për të bërë drejtorin teknik ka parë, Egli Malësinë, ashtu siç ka menduar se Maneshi është trajneri më i përshtatshëm.

Kjo gjithnjë sipas Lukrës, për atë se duke qënë një sezon më parë trajner i këtij ekipi Maneshi, njeh pjesën më të madhe të futbollistëvve devollinj.

Pas 8 ndeshjeve të luajtura, skuadra e Devollit, ndodhet në vendin e katërt, 5 pikë larg Pogradecit që kryeson Kampionatin e Kategorisë së Dytë në grupin B.

Lukra nuk duket i shqetësuar me diferëncën e krijuar pas 8 ndeshjeve të luajtuara, nisur edhe nga shorti i Devollit në ndeshjet në vijim. “Nuk kemi hequr dorë nga kërkesa për të kaluar direkt në Kategorinë e Parë”, ka përfunduar administratori i kësaj skuadre.

Ekipi i Devollit gjithnjë sipas administratorit, deri në fund të merkatos së dimrit është në pritje të dy apo më shumë futbollistëve të tjerë, pasi gjatë këtyre 8 javëve, ka pasur mungesa të shumta për arsye dëmtimesh por dhe virozave.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x