Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan, ndërsa u nënçmua me monedhën e përbashkët europiane euro, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 0.36 lekë dhe këmbehet me 118.11 lekë, ndërsa euroja u forcua me 0.44 lekë dhe këmbehet me 117.38 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u ngjit me 0.43 lekë dhe këmbehet në kuotën e 134.68 lekëve.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 120.13 lekë, ose 0.29 lekë më shumë se ditën e martë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se luhatjet në tregun valutor vendas janë brenda pritshmërive të parashikuara dhe reflektojnë krahas kërkesë ofertës edhe ndryshimet në bursat ndërkombëtare.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 118.11 -0.36
Euro EUR 117.38 +0.44
Poundi Britanik GBP 134.68 +0.43
Franga Zvicerane CHF 120.13 +0.29
Jeni Japonez (100) JPY 81.82 -0.03
Dollari Australian AUD 76.48 -0.36
Dollari Kanadez CAD 87.00 +0.10
Korona Suedeze SEK 10.83 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 11.20 +0.02
Korona Daneze DKK 15.77 +0.05
SDR SDR 152.14 +0.42
Ar (OZ 1) XAU 202121.64 -165.89
Argjend (OZ 1) XAG 2433.38 -31.98
Juani Kinez (onshore) CNY 16.60 -0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 16.74 -0.02
Lira Turke TRY 6.36 -0.02