Në një debat të zhvilluar në emisionin “Real Story” në ABC News, analistët Martin Leka dhe Roland Bejko trajtuan çështjen e fragmentimit të partive kryesore në Shqipëri, me fokus të veçantë mbi të majtën dhe të djathtën politike.
Leka theksoi se përçarja e së majtës së Ramës mund të vijë vetëm nga një forcë e majtë me ideale të qarta, duke kritikuar partitë e vogla që, sipas tij, thjesht qahen.
“Berisha thotë kërkon edhe të ikë Veliaj edhe të qëndrojë në bashki. Ai kërkon që të përçajë të majtën e Ramës. Partia e majtë e Ramës mund të çahet vetëm nga një parti e majtë apo e qendrës së majtë duke pasur ideale dhe programe të ndryshme nga këto partitë e vogla që qahen”, tha analisti Martin Leka.
Ndërkohë, Bejko argumentoi se vetëm largimi i Berishës, si akt i vetëdijshëm apo si pasojë e ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, mund të çojë drejt një bashkimi të së djathtës dhe një ndryshimi të vërtetë politik.
“Partia çahet vetëm nëse Berishës i vjen një frymëzim hyjnor dhe dorëhiqet. E çan një e djathtë e bashkuar. Nëse Berisha tërhiqet dhe kujdeset për një proces të paanshëm, ose drejtësia dhe amerikanët”, u shpreh analisti Roland Bejko./abcnews.al