19.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Legena! Racë patronazhistësh, kjo është larje e çarçafëve në pusin e fshatit!

Nga Artan Fuga

Sa bukur, fantastike!

Le të shohim rroga, fitime, taksa, honorare nëpër dhjetëra borde, miliarda nëpër lobingje, mos bëni sikur u bë hataja, në QKB, Instat, Komisionin Qendror Zgjedhor, kudo këto duhet të jenë fare transparente.

Ca informacione shumë të rënda për demokracinë, për harxhimin e parasë publike si mall babai, korrupsionin financiar të politikës, lobingjeve amorale, ngjyerjen e gishtit të ministrave, politikanë, shtetarëve, në mutrat e plehrave për t’u djegur, në sipërmarrje publike, me valixhe me parà etj., që nuk informoheshim kurrsesi as nga media, as nga nëpunësit publikë, që nuk kishte Zot që i nxirrte në publik, po i marrim vesh nga shpimi, çarja, skopja, shpërthimi i tullumbaces të sistemit të brendshëm të informacionit në administratë, nga sherret e politikës me njëra-tjetrën, ti je hajdut, jo ti je hajdut, jo ne jemi hajdutë, jo ju jeni hajdutë, nga hakerat që na e zhvirgjëruan në mes të botës, nga skandalet që plasin në vende të huaja, i zhvirgjëruan ditën për diell ato që na i mbanin sekrete, që i shihnim, por tani i kemi me shifra dhe fakte.

Festë fare!

Ajo që më habit, ca opozitarë, hahahaha, janë shqetësuar pse të palarat kanë dalë! Bërtasin: Ku është e drejta e personit për privatësinë e të dhënave? Kush do privatësi? I papuni apo ai që mezi mban frymën me ndihmë sociale? Poooo, na u cënokan të drejtat personale!

Janë të tjera ato të dhëna personale që duhen mbrojtur për çdo qytetar. Ato që i cenojnë dinjitetin dhe jetën private! Ato po, janë të shenjta!

Kjo është larje e çarçafëve në pusin e fshatit!

Çibani plot qelb u ça, moralistët kanë dalë të përdalë, atë që çuni i vogël thoshte se Mbreti është lakuriq, dhe askush nuk e shihte, tani e shohin edhe qorrat!

Jo të verbrit, por qorrat!

Guxoni tani kërkoni moral në shtëpinë publike!

Yttttt, legena! Racë patronazhistësh!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x