Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se për tri vjet qeverisje partia në pushtet e ka shkelur katër herë Kushtetutën. Sipas LDK-së, shkeljet tregojnë mospërkushtimin e Qeverisë Kurti për shtetin e së drejtës.
“Për tre vjet qeverisje, partia në pushtet ka shkelur 4 herë Kushtetutën, derisa janë edhe disa ligje që janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Këto shkelje tregojnë më së miri mospërkushtimin e kësaj Qeverie për shtetin e së drejtës”, ka shkruar LDK-ja.
Subjekti partiak thotë se shkelja e parë e kësaj qeverie ishte kur sipas tyre ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim.
Pas kësaj, sipas LDK-së, Ligji për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu paraqet shkeljen e dyte kushtetuese, ndërsa një tjetër sipas tyre është pezullimi i vendimeve të Komunës së Prishtinës.
Shkelja e katërt, siç pohon LDK-ja është kur Qeveria Kurti ka bërë është shkarkimi i tetë anëtarëve të bordit të RTK-së.
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026