Shqiptarët përkujtojnë sot 81-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, një ditë e shënuar kombëtare që nderon sakrificën, qëndresën dhe heroizmin e mijëra të rinjve e të rejave që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Në organizimin zyrtar në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, por jo vetëm.
Të pranishëm që nderuan dëshmorët ishin edhe presidenti Bajram Begaj dhe ministra të tjerë.
Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përkul me respekt përpara kujtimit të të rënëve, duke nderuar sakrificën e tyre sublime në emër të lirisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.
Ishte Begaj ai i cili nderoi i pari dëshmorët, teksa më pas vijoi me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kryeministrin Rama dhe ministra të tjerë.
- Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran - 07/02/2026
- Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam” - 07/02/2026
- Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri - 07/02/2026