18.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Largimi i bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit nga politika, nis shqyrtimi i propozimeve në Komisionin e Ligjeve

Disa muaj pasi janë depozituar 4 nga 5 nisma për dosjet e ish-bashkëpunëtoreve të Sigurimit të Shtetit ka nisur  shqyrtimi nga Komisioni i Ligjeve.

Socialistët propozojnë ndryshim të dy ligjeve atë të dekriminalizimit dhe partive politike. Në të parin ata kërkojnë që të ndiqet edhe për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit e njëjta praktikë si për të inkriminuarit, që të jetë prokuroria ajo që të bëjë hetime të thelluara me kërkesë të KQZ.

“Përfshirjes së prokurorisë që vlerësimet e së cilës, si kundër kanë qenë definitve për rastin e ligjit të dekriminalizimit, po ashtu të jenë definitive”, tha deputetja Ermonela Felaj.

Ndërsa për ligjin e partive nëse kryetari i forcave politike rezulton ish-bashkëpunëtor apo i favorizuar i sigurimit, mekanizimin për të ndaluar veprimtarinë e kësaj force e ushtron KQZ.

 “Nëse partia politike nuk do të veprojë, nuk do të zgjedhë një kryetar të ri, atëherë KQZ do të ketë të drejtën që të vendosë ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë politike”, tha Felaj.

Ndërsa Enkelejd Alibeaj me nismën e tij kërkon lustracion të plotë jo vetëm për politikanët, e funksionarët e lartë, por dhe administratën publike. Ai propozon seanca të hapura publike për ata që do t’i nënshtrohen lustracionit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x