Nga Genci Gjikaj
Bota e Futbollit është në zi!
Mbreti “O Rei” nuk është më mes nesh!
Ishte viti 1958, Botërori i Suedisë! I riu Pelé po bëhej gati për debutim por akoma nuk ishte vendosur se çfarë numri do t’i vendosnin në fanelë! Atëherë një përfaqësues nga Uruguai në FIFA i tha: Djalosh merr fanelën me nr 10, me atë do të luash! Në atë kohë nr 10 në fanelë ishte si çdo numër tjetër. 2 orë më pas, pasi përfundoi ndeshja numri 10 në fanelë u kthye në numrin më ikonik të futbollit falë magjistarit Pelé!
Ai u ngjit lart në qiell si ylli më i shndritshëm për të mbretëruar në pavdekësi ndërsa futbolli humbi simbolin e tij! Pelé e humbi betejën e vetme të jetës së tij, me sëmundjen famëkeqe! Legjenda i “lojës argëtuese”, simboli “i zhingës së futbollit” u nda nga idhujt e tij në moshën 82 vjeçare!
Ai do të mbetet Futbollisti më i Madh i të gjitha kohërave. Shënoi 77 gola në 92 ndeshje me “Seleçaon” dhe fitoi me Brazilin e tij 3 Tituj Botërorë (1958, 1962, 1970). Në një anketim që bëri FIFA në vitin 2000 ai u zgjodh me një shumicë të konsiderueshme votash nga gazetarë, trajnerë dhe specialistë sportisti më i mirë i shekullit të 20- të!
Ai tani iu bashkua 3 idhujve të tjerë të futbollit: Johan Cruyff, Di Stéfano, dhe Maradona. 4 fantastikët tani janë në piedestal, secili ikonë e epokës së tij!
“Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave për mua është Alberto Di Stefano, përsa i përket Pelé ai mbetet i pakrahasueshëm”!
Ferenc Puskas
“Unë kam lindur për të luajtur futboll ashtu si Bethoven për të kompozuar dhe Michelangelo për të pikturuar”!
Pelé
PUSHO I QETË ZOTI I FUTBOLLIT!
- “Vallëzim me hënën” i shkrimtarit Namik Dokle prezantohet në tre qytete të Spanjës (Madrid, Cadiz dhe Benalmádena) - 09/06/2025
- Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare! Preken edhe shqiptarët - 28/05/2025
- Problemet me energjinë prekin Kanën, jugu i Francës në kaos dhe në errësirë totale - 24/05/2025