Pedagogu Roland Lami thotë se qeveria Rama 4 e ka qëllim kryesor integrimin në BE.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se komisioni për integrimin duhet t’i takonte opozitës dhe të ishte monitoruese.
“Struktura në të cilën duhet ta bësh legjitim këtë projekt, nuk të ndihmon, e ke në pengesë. Po të shikosh precedentin e komisioneve strategjike kombëtare drejtohen nga opozita. Duhet ta marrësh këtë legjitimitim edhe nga opozita. Opozita është ajo që është. Ka nevojë edhe për një lloj monitorimi. Filtri më i mirë, në këtë rast është opozita. Jam dakord. Komisioni Evropian është filtri final. Unë mendoj që duke u nisur nga qëllimi i mirë, më duket si provokim, për të agravuar sjelljen e opozitës. Provokim për të radikalizuar sjelljen e opozitës. E shoh të panevojshme, të pajustifikueshme. Pavarësisht, qëllimit të mirë, nuk e shoh të justifikuar në raport me çfarë janë praktikat e mira në vendet e tjera, ku janë zhvilluar këto procese”, theksoi ai.
- Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier? - 29/10/2026
- ‘Burgjet’ thyejnë heshtjen për Veliajn: Transferimi u bë për arsye sigurie, urdhri është sekret shtetëror - 29/10/2026
- Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën! - 29/10/2026