4.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Lala: Pse Engjëll Agaçi nuk hetoi inceneratorët si grup i strukturuar kriminal?!

Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se SPAK nuk e ka bërë punën si duhet, sepse ka dështuar në hetimin si grup i strukturuar kriminal të rastit të Inceneratorëve, ndërsa ka hetuar si të tillë ata që mbollën hashash apo kalimin e paligjshëm të kufirit.

Lala shtoi se kushdo që të zgjidhet në krye të Strukturës së Posaçme Anti korrupsion, do të jetë i paragjykuar.

Cilido nga 3 emrat është paragjykuar, askush nuk do të thotë dot nesër që erdhi në krye të SPAK një njeri i pavarur. Personalisht mendoj se nga ana profesionale të tre i përmbushin kriteret.

Bilanci i punës së SPKA. ka një punë prej 3 vitesh, për grup të strukturuar kriminal ka hetuar me dhjetëra, ata që mbjelli hashash ata që kalojnë emigrantë në Morinë me 10 mijë lekë të vjetra, SPAK nënkupton hetim të niveleve të larta.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x