Një lajm i hidhur vjen sot nga SHBA për besimtarët ortodoksë, por edhe për komunitetin shqiptar atje.
At Arthur Liolin ka ndërruar jetë, njofton Mitropoia e Shenjtë e Korçës.
“FJETI MË ZOTIN ATË ARTHUR LIOLIN
Me hidhërim të thellë morëm lajmin e fjetjes në Zotin të Atë Arthur Liolinit. Një humbje e madhe për familjen e tij, Kryepeshkopatën Orthodhokse Shqiptare në Amerikë si dhe për të gjithë komunitetin shqiptar në Amerikë. Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së tij, dhe lutemi që Perëndia t’ju japë atyre forcë dhe shpirtin e i tij ta prehë në tendat e të drejtëve. I përjetshëm kujtimi!” – thuhet në njoftim.
Por kush ishte At Liolini?
Artur Evans Liolin lindi më 19 qershor 1943 në Nju-Jork në një familje me origjinë korçare nga Boboshtica, kancelar i Kishës Ortodokse Shqiptare në ShBA.
At Artur Evans Liolin përveç aktivitetit fetar, kishte edhe një aktivitet të madh humanitar e diplomatik në dobi të Shqipërisë, si dhe mjaft studime për të : “Shqipëria – enigmë evropiane”, “Fan Noli dhe vetëdija shqiptare”, “Shoqëria shqiptare – riformim dhe gjetje”, etj.
- “Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj! - 03/11/2026
- Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi - 03/11/2026
- “Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes - 02/11/2026