I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dha një intervistë për mediat serbe, ku mes të tjera tha se shpreson që zgjedhjet lokale në veri të shpallen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Lajçak më tej shton se beson se realizimi i këtyre zgjedhjeve në veri të Kosovës do të ndihmonte në uljen e tensioneve, si dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve.
“Më vjen keq që regjistrimi i grupeve nismëtare fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave të fillojë menjëherë”, tha Lajçak.
Lajçak gjithashtu përsëriti qëndrimin se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026