5.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Laboratori i kokainës në Fier/ Gjykata lë në burg 10 të arrestuarit

Laboratori u zbulua dy ditë në parë, më 24 nëntor gjatë një operacioni ku morën pjesë DEA, SPAK dhe policia malazeze.

Rreth 430 kg kokainë ishte fshehur në 24 ton pleh kimik të ndarë në 600 thasë. Thasët u gjetën në banesën e ish-kryetarit të komunës të fshatit Frakull, Viktor Çervanaku i cili jeton në Tiranë.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 10 shqiptarë. Nga pranga ka rënë Klajdi Kodra, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri, te “Komuna e Parisit” një vit më parë. Policia arrestoi më herët vëllanë e tij, gjithashtu i përfshirë në plagosje.

Po ashtu janë arrestuar edhe Bledar Matoshi dhe Denilson Çervanaku, djali i ish-kryekomunarit të Frakullës së Madhe, Viktor Çervanaku.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x