Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar mosrealizimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të parashikuara në buxhetin e shtetit, duke kërkuar përgjegjësi nga ministrat që nuk përmbushin objektivat.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe deklaroi se nuk mund të pranojë që qeveria të rrezikojë realizimin e tij për shkak të mosmenaxhimit të fondeve publike.
Ndërsa përsëriti kërkesën që ministrat përgjegjës të largohen nga Qeveria.
Braçe tha:
“Ajo që unë nuk pranoj është që qeveria të rrezikojë buxhetin. Më qartë, mosrealizimi i buxhetit, mosrealizimi i të ardhurave apo shpenzimeve, në variantin që ka disa vite që po ndodh. Vjet këtu thashë që ministrat që nuk realizojnë shpenzimet e planifikuara në buxhetin e shtetit, duhet të ikin nga qeveria. Nuk ua ka borxh kërrkush, padijen dhe paaftësinë për të përdorur paranë publike me efektivitet, abuzimin me të jo e jo, kështu që i mbetem të njëjtës kërkesë, që kush rrezikon realizimin e buxhetit dhe sjell risk serioz për të, nuk ka pse rri më qeveri”.
- “I pres me durimin më të madh!”- Berisha në dorën e faktorit opozitar: Kemi kandidat për Tiranën por duam bashkim me partitë e reja! - 18/11/2026
- Samiti në Kinë/ Xi Jinping thyen traditën, e pret personalisht në aeroport homologun Trump, presidenti amerikan e përqafon! - 18/11/2026
- Ish-ministri Ilir Beqaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, ofron garanci pasurore 2 milionë lekë për zëvendësimin e masës “arrest shtëpiak”! - 18/11/2026