17.5 C
Tirana
18 / 11 / 2026

Ish-ministri Ilir Beqaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, ofron garanci pasurore 2 milionë lekë për zëvendësimin e masës “arrest shtëpiak”!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i është drejtuar sot me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Lajmin e bën me dije gazetarja Anila Hoxha.

Teksa u lirua pas më shumë se dy vitesh në burg dhe iu caktua masa e arrestit në shtëpi, Beqaj i kërkon Gjykatës së Lartë që masa e fundit t’i zëvendësohet me garanci pasurore në shumën prej 2 milionë lekësh.

Ai i ka lënë në dorë gjykatës edhe një opsion tjetër për shumën, në një vlerë që ajo e çmon të arsyeshme.

Kjo kërkesë vjen në kohën kur ish-ministri i është drejtuar disa herë Gjykatës për ndryshim mase, dhe i ishte refuzuar.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x