Nga Fitim Zekthi
Që një protestë të rrëzojë qeverinë, ajo duhet të plotësojë disa kushte.
Ajo duhet të jetë e vazhdueshme, pra të mos ndalet.
Duhet të vijë duke u rritur, që do të thotë se ditën e dytë të jetë më e madhe se ditën e parë, e kështu me radhë.
Pas disa ditësh, ajo duhet të jetë bërë e tillë sa qeverisja të bëhet e pamundur.
Që këto kushte të përmbushen, është e nevojshme që organizatorët të jenë të besueshëm, që shoqëria, sidomos elita kulturore dhe intelektuale, të jetë në protestë dhe në anën e protestuesve, që opozita të jetë e bashkuar dhe të mos fajësojë njerëzit që mendojnë ndryshe, apo të fajësojë popullin.
Giulia Pastorello, profesore në LSE në Londër, ka një libër voluminoz, ndoshta më rigorozin mbi protestat dhe historinë e tyre, dhe ne liber i thotë këto gjëra.
Ne fakt nje literature shume e gjere mbi rrezimin e autokracive pak a shume thote kete gje.
Jemi në një situatë të rëndë dhe duhet bërë gjithçka që kjo qeveri të bjerë.
Partite duhet te jene instrument i shoqerise, jo i drejtuesve te partive.
- “Dardharja” e Nexhmedin Zajmit/ Historia që fshihet pas pikturës së njohur - 22/12/2025
- Kushtet që duhet të plotësojë një protestë, për të rrëzuar Qeverinë - 22/12/2025
- Burrat e dheut - 22/12/2025