19.5 C
Tirana
06 / 11 / 2024

Kush do të jetë Nobelisti 2022?

Vijon të ndiqet me kureshti se kush do te jetë Nobelisti në letërsi për vitin 2022. Juria mbetet gjithnjë shumë e rezervuar për të dhënë detaje mbi pesë konkurrentët. Gjithçka mbahet e fshehtë. Por tashmë dihet se në datën 6 tetor do të shpallet fituesi nga Akademia Suedeze. 

Kur ka mbetur pak më shumë se një javë, diskutimet dhe parashikimet janë bërë edhe më tëshpeshta. Edhe pas shpalljes së fituesit, emrat e kandidatëve që kanë qenë në garë mbahen tëfshehtë për pesëdhjetë vjet (p.sh., në janarin e vitit 2023 mund të bëhen publikë kandidatët e nobelit të vitit 1970 ku fitues u shpall Aleksandr Isaevic Solzenicyn).

Në garë përfliten shumë emra shkrimtarësh të njohur si: Haruki Murakami, Margaret Atwood, Michel Houellebecq, Stephen King, Edna O’Brien, Yan Lianke, Milan Kundera, Robert Coover etj, etj.

Gjithsesi gjithçka bazohet në supozime dhe vijon të mbetet surprizë emri i saktë. Një nga emrat e përfolur është edhe shkrimtari anglo-indian Salman Rushdie. Në vitin 1989 Akademia Suedeze kishte menduar ta vlerësonte me çmim për “Vargjet satanike, por vendimi u rishikua sepse dukej si motiv politik.

Sipas parashikimeve shkrimtar favorit kryesor duket se është Haruki Murakami, i ndjekur nga Ngugi Wa dhe Margaret Atwood, poetja kanadeze Anne Carson, poetja dhe shkrimtarja ruse Ljudmila Ulickaja, apo shkrimtarja franceze Maryse Conde. 

Për herë të parë në listën e kandidatëve diskutohet edhe emri i shkrimtarit amerikan Stephen King.

Gjithsesi gjithçka mbetet të konfirmohet në 6 tetor, ditën kur do të shpallet fituesi. Është juria ajo që vendos. Në vitin 1980 për këtë Markes shkruante: “Si procedojnë, si bien dakord, cilat janë angazhimet e vërteta që përcaktojnë vendimet e tyre, është një nga sekretet e ruajtura më mirë të kohës sonë. Kriteri i tyre është i paparashikueshëm, kontradiktor, i pandikueshëmedhe nga parashikimet, dhe vendimet e tyre janë të fshehta, solidare dhe të pakthyeshme…”.

Dhe duket se Markes ka patur të drejtë. Nëse kujtojmë vitin e kaluar, romancieri Abdulrazak Gurnah, fituesi i çmimit, nuk ishte fare në listën e parashikimeve.

Për herë të parë me këtë çmim u laureua shkrimtari francez Sully Prudhomme, në vitin 1901.

Sa është vlera e çmimit Nobel?

Që nga krijimi i këtij çmimi fituesi është vlerësuar edhe me një shpërblim financiar, ai merr një medalje të artë dhe një çek me vlerë rreth 900 mijë euro.

Medalja e artë, po kështu ka një çmim goxha të lartë. Fituesi i çmimit Nobel në vitin 1962, biologu amerikan James Watson, e shiti medaljen e tij për një çmim rreth 4 milion dollarë. 

Nga viti 1926 e deri sot ceremonia zhvillohet në sallën e koncerteve të Stokholmit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x