Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste u shpreh se nga takimi i 27 shkurtit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pret që të ketë diskutime mbi bazën e propozimit evropian.
“Pas ditës së hënë do të dimë më shumë se çka e ku”, tha ai.
I pyetur nëse në takimin e së hënës do të ketë diskutime për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Kurti tha se beson se duhet “t’i përmbahemi propozimit që kemi marrë, e jo interesit të njërës palë”.