Ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të famshme dhe më të dashura për publikun. Është fjala për Bebe Rexhën, e cila herë pas here kritikohet për peshën e saj trupore.
Mjafton një postim në rrjetet sociale apo një dalje e saj publike dhe menjëherë Bebe përballet me lum komentesh rreth formave të saj.
Por së fundmi, artistja e famshme ka zbuluar problemin shëndetësor që ka. Ajo ka bërë të ditur se vuan nga sindroma e vezoreve policistike e quajtur ndryshe si PCOS. Si pasojë, marrja e medikamenteve e bën atë që të mos humbë peshë.
“Sapo kuptova se kam PCOS, kështu që plus ilaçet e mia, e bëjnë kaq të vështirë humbjen e peshës. Unë kurrë nuk do të jem ‘heroinë e elegancës’”, shkroi Bebe në “Twitter”.
Simptomat e PCOS japin parregullsi menstruale, rritje e tepërt të flokëve, akne dhe mbipeshë.
Kjo nuk është hera e parë që Rexha ka folur në lidhje me peshën e saj trupore. Më herët, këngëtarja me famë botërore postoi një klip të shkurtër në “TikTok” për të treguar se si është ndjerë gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

“Janë pushime dhe e di që duhet të jemi të gëzuar. Mendoj se jam më e shëndoshë nga sa kam qenë ndonjëherë. U peshova vetëm tani dhe nuk ndihem rehat ta ndaj peshën sepse ndihem në siklet”, tregonte Bebe3.
Gjithashtu ajo postoi një foto pa filtra me rroba banje në “Instagram” dhe u përpoq të shfaqte trupin e vërtetë.
- Trump shfaqet duke dremitur në gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen - 29/09/2026
- Ish-gjenerali që u bë ambasador/ Eric Wendt nis “betejën” diplomatike amerikane, zbulohet cilin takon të parin të mërkurën - 29/09/2026
- Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… - 29/09/2026