Kryetari i Partisë Socialiste në Lezhë, Ermal Pacaj, njëherazi edhe kandidat në listat e mbyllura të PS-së për zgjedhjet e ardhshme, ka depozituar në Policinë e Lezhës një kallëzim, përmes të cilit pretendon se njerëz të PD po i kërcënojnë me armë.
Në një deklaratë për mediat, Pacaj thotë se mbrëmë në fshatin Dajç, është kërcënuar me armë babai i kandidates së PS.
“Është kallëzuar penalisht. Mbrëmë në Dajc, në pronën e babait të kandidates sonë për deputete, njerëz të armatosur janë paraqitur duke kërcënuar se do ju marrim peng kryetarin e PS dhe babanë e kandidates për deputete.
I jemi drejtuar instancave shtetërore, duhet të marrin masa. Çdo natë militantë të PD qarkullojnë orëve të vona, pa arsye, për të gjurmuar duke krijuar alibinë e tyre të humbjes për zgjedhjet e 11 majit. Është depozituar kallëzimi”, tha Pacaj.
Ndërkohë, kandidati i Sali Berishës në këtë qark, Gjin Gjoni ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shkruan: “Grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje të njerëzve që dalin natën për qëllime të mbrapshta elektorale. Ne jemi kudo. Do t’iu ndjekim këmba-këmbes”.
- Shpërthen Lavrov: Kosovën e njohët pa referendum, pse për Krimenë e Donbasin nuk vlen? - 30/01/2026
- Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra! - 30/01/2026
- Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen! - 30/01/2026