9.5 C
Tirana
21 / 11 / 2024

Kryemadhi flet pasi u paraqit në SPAK: Do përballem me padrejtësinë që bëhen! Zero komunikim me Metën

Deputetja e PL-së Monika Kryemadhi u paraqit në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje.

Pa daljes nga SPAK, Kryemadhi tha se do ta zbatojë masën e sigurisë, dhe do të përballet me padrejtësinë.

E pyetur nëse ka pasur komunikim me Ilir Metën, ajo tha “zero”.

“Unë jam një individ, aq më shumë një politikane, që vendos të përballem edhe me padrejtësitë që bëhen.

Po bëj komplet mbrojtjen time ligjore sa i përket pret që ka ngritur SPAK ndaj meje, kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore, do të kundërshtohen me fakte, prova dhe argumente.

Jo jo, nuk komunikoj, zero komunikim me zotin Meta”, tha Kryemadhi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x