29.7 C
Tirana
08 / 09 / 2026

Kriza politike në Kosovë, reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur për ditën e nesërme.

I pyetur nëse Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për kryetar të Kuvendit, Kurti u përgjigj shkurt:

“Nesër e kanë thirrur seancën e Kuvendit, do të jemi aty.”

Kurti tha se ndërkohë do të vijojnë takimet dhe negociatat me partitë e tjera politike, me synimin për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit dhe për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Vazhdojmë me takime e bisedime në mënyrë që ta zgjedhim Presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet, që janë të paarsyeshme e të kushtueshme”, deklaroi Kurti.

I pyetur nëse do të zhvillojë një tjetër takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se është në komunikim të vazhdueshëm me aktorët e tjerë politikë. “Jam vazhdimisht në komunikim me të tjerët dhe besoj se duhet t’ua shtroni pyetjet atyre që thonë se do ta bojkotojnë zgjedhjen e Presidentit”, u shpreh ai.

Deklaratat e Kurtit vijnë një ditë para seancës së Kuvendit, në një kohë kur partitë politike në Kosovë po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për konstituimin e institucioneve dhe shmangien e një tjetër procesi zgjedhor.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x