25.5 C
Tirana
03 / 10 / 2024

“Kristal”, portret i kompozitorit Endri Sina /Një mbrëmje koncertore me krijimtarinë muzikore të kompozitorit

Krijimtaria e kompozitorit të njohur Endri Sina ka ardhur  në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, në një koncert të veçantë të përshtatur për formacione të muzikës së dhomës. Për pianisten e njohur Kristina Petrollari, ideatore e këtij koncerti, të titulluar “Kristal”, e gjithë kjo krijimtari e konceptuar si një portret instrumental i kompozitorit Endri Sina, ngjiti në skenë disa nga artistët dhe miqtë e tij korçarë.

“Muzika e tij është tamam si tutulli që i kemi gjetur këtij koncerti, shumë e kristaltë, shumë e pastër, shumë e çiltër. Kjo ide më lindi rastësisht vetëm nga një vepër që ai me ofroi për ta ndarë me studentët e mi. Më pas pasuan dhe shumë të tjera dhe menduam pse të mos vinim në këtë qytet ku arti dhe kultura kanë një rëndësi shumë të veçantë. Do të përmend një koment që ka bërë Robert Radoja për Endri Sinën, ku shruan “I fundit i mohikanëve”, pasi kompozitorët e rinj janë drejtuar nga muzika e lehtë dhe me keqardhje e them se jo të gjithë anojnë nga muzika serioze,” është shprehur pianistja e njohur Kristina Petrollari. 

Për kompozitorin Endri Sina, koncerti ka qënë një surprizë. Ndërkohë që kompozitori është ndalur edhe tek krijimtaria muzikore e viteve të fundit, e cila për të nuk është në ditët e saj më të mira. 

“Ideimi i këtij koncerti nga Ina ishte vërtet një surprizë për mua, e falenderoj pa masë. Jam i nderuar që u bë një koncert për mua. Nuk mendoj që jemi në ditët më të mira të krijmtarrisë muzikore, si dikur kur vetë shteti ishte më tepër i interesuar për krijimtarinë muzikore dhe vetë kompozitorët. Jemi në një moment kur shteti nuk është shumë dashamirës dhe përkrahës, me përjashtime të rralla. Të shpresojme që kjo ndihmesë do të rritet dhe të ketë më tepër mundësi për të bërë krijime të reja dhe për bërë të koncerte të reja,” ka thënë ndër të tjera kompozitori Sina.

Në këtë koncert ka interpretuar edhe orkestra e harqeve e qytetit të Korçës, nën drejtimin e Kostika Tanto.

Kompozitori Endri Sina, i njohur dhe i vlerësuar në muzikën serioze, në skenën e festivaleve të ndryshme të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, në repertorin e tij muzikor ka jo vetëm muzikë teatri e filmi, por edhe shumë kompozime për instrumenta të ndryshëm muzikorë e deri tek krijimtari sinfonike.

c644b61a-3832-42d2-a204-85ede69a34ee.jpg
c6b611c0-529c-4a18-974e-28430001a094.jpg

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x