“Nuk ka qenë një fitore e paracaktuar, ka qenë një kontestim i paracaktuar”. Kështu u shpreh Besart Xhaferri kreu i ri i FRPD-së i cili kishte bindjen se fitorja e tij do të kontestohej me patjetër.
“Unë nuk shantazhohem nga këto gjëra, unë kam derdhur djersë për këtë garë, ekipi im është lodhur, strapacuar për këtë garë mbi 60 ditë dhe në fund farë fituam me 55% të votave,” – deklaroi ai në intervistën për Euronews Albania.
Në fund të gjithë kritikave pas fitores, Xhaferri u shpreh se kishte pirë kafe me Sali Berishën sepse ai është kryetari i partisë që ai përfaqëson forumin. Ai sqaroi se nuk e njeh Alibeajn as nga marrëdhënie të mëparshme.
“As nuk planifikoj të kem marrëdhënie në të ardhmen nëse vazhdon kjo përçarje artificiale, burokratike, institucionale,” – tha Xhaferri.
- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026